SUBMIT VIDEO

REGISTER NOW

Vizional Production , është pjesë e Grupit Vizional, lider në fushën audioviziuale dhe promocionit. Ne jemi një kompani e krijuar në vitin 2006, që ndodhet në Tiranë, Shqipëri. Misioni ynë është të promovojë trashgiminë kulturore mbarëshqiptare. Stafi ynë ka eksperiencë në disa projekte promovuese në shumë parqe e site arkeologjike, të cilat janë promovuese për turizmin historiko-kulturor në Shqipëri. Produksionet tona i kanë kushtuar rëndësi specifike ngritjes në plateforma 2 dhe 3 dimensionale të monumenteve më të rëndësishme arkeologjike e historike shqiptare. Gjithçka e realizuar me besnikëri apsolute, sipas ekspertizës së arkeologëve, historianëve dhe arkifakteve shqiptarë e të huaj. Këtu mund të përmendim realizimet tona në disa dokumentarë dhe spote promovuese për tregun europian e botëror, për të gjitha monumentet kryesore shqiptare si: Butrinti, Lissusi, Apollonia, Dyrahu, Bylis, Atigoneja, etj.
Vizional Production gjithashtu ka si qëllim mbështetjen dhe promovimin e gjithë artistëve shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ne sjellim për gjithë artistët në fushën e këngës, kinematografisë e modelimit, prodhime cilësore audiovizuale. Vizional Production fton këngëtarët e njohur, por edhe ata të rinj e ata që aspirojne t’i futen fushës së artit t’i besojnë profesionalizmit dhe korrektësisë së Vizional, pasi ne jemi një çelës suksesi për muzikantët e çdo zhanri, aktorët e çdo kalibri e yjeve të modelingut! Vizional Production ofron shërbim të plotë, për përfundimin e një projekti filmik në fushën e pre-produksionit, post-produksionit, editimit dhe finalizimit me cilësi të lartë krijuese në efektet vizuale dhe CGI/3D, ofrojmë VFX on set, animacione në industrinë e filmit dhe reklamave, editim, kompozim për projekte për fëmijë dhe të rritur, photoshooting, spote publicitare, trailera, videoklipe muzikore, dokumentarë, filma si dhe dublime të ndryshme.
Gjithashtu japim edhe ambiente me qira për producentët audio-vizualë.

599
Spote & Trailera
58
Dokumentarë
5281
Tekste
105
Videoklipe